Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në Fushë Prezë, ku një makinë është përplasur me një motor, drejtuesi i së cilit është lënduar.
“Më datë 26.08.2023, rreth orës 12:25, në Fushë Prezë, mjeti me drejtues D. M., 45 vjeç, ka përplasur motorin me drejtues shtetasin C. Ch., 61 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe u dërgua në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.


