Shoferi i ambulancës së spitalit të Fierit ka mbetur i plagosur lehtë pasditen e sotme nga përplasja me një mjet tjetër privat.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në ambulancë nuk ka pasur staf mjekësor por ka qenë vetëm shoferi i cili ka marrë dëmtime të lehta. Ndërkohë, në mjetin tip “Toyota” me të cilin u përplas ambulanca nodheshin dy persona të tjerë.
Gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet ende. Për shkak të aksidentit, trafiku në qytetin e Fierit është bllokuar për disa minuta ndërsa Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të saj.


