Një tjetër aksident ka ndodhur në rrugët e Shqipërisë, i katërti për disa orë. Sipas raportimeve një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Ish-metalurgjik. Ndonëse nuk ka shkumë të dhëna, mësohet se një femër ka mbetur e plagosur dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Ajo ka qenë duke kaluar rrugën, kur është përplasur nga një automjet. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.
Tre aksidente të tjera kanë ndodhur sot në Tropojë, Shkodër e Korçë. Bilanci i tyre ka qenë 8 të plagosur dhe 1 i vdekur.


