Makina përplaset me autobusin, përfundon në spital drejtuesi.
Ngjarja ka ndodhur dje në lagjen “Skënderbej”. Policia ka referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan materialet per shtetasin J.O, vjeç 35, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Skënderbej”, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, është përplasur me autobusin, me drejtues shtetasin I.D, vjeç 33, banues në Elbasan, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, J.O i cili ndodhet në spitalin, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal


