Një aksident mes dy makinave në Dibër ka rezultuar jo shumë i rëndë. Nga ngjarja kanë mbetur i dëmtuar një 16 vjeçar, por jashtë rrezikut për jetën.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Më datë 07.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin S. H., vjeç 44, banues në Tiranë, pasi në qytet, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Benz” të drejtuar nga shtetasi D. C., vjeç 30, banues në Bulqizë, ku për pasojë është dëmtuar pasagjeri, A. M., vjeç 16, banues në Bulqizë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.


