Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lushnje-Fier, ku nëj automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduarn ë kanal.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Savrës, teksa shka për aksidentin është bërë pakujdesia e shoferit të mjetit që ka dalë nga rruga. Shoferi i makinës fuoristradë po përpiqej të parakalonte një tjetër fuoristradë, por gjatë kësaj tentative dy mjetet janë përplasur lehtë dhe njëra ka përfunduarn në kanalin rreth tre metra të thellë, që fatmirësisht nuk kishte ujë.
Në këtë mjet udhëtonte shtetasi F.M me tre fëmijët e tij të mitur nga 5 deri 8 vjeç. Ndërsa drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime të lehta në kokë, fëmijët kanë shpëtuar mrekullisht. Në automjetin tjetër që drejtohej nga një 30-vjeçar, udhëtonin bashkëshortja, nëna dhe motra e tij.
Fatmirësisht, as ata nuk janë lënduar pasi mjeti është mbrojtur nga barrierat anësore. Policia shkoi në vendngjarje për të sqaruar rrethanat.


