Një çift të rinjsh është përplasur nga një makinë, teksa po ecnin në trotuar pranë kryeministrisë në Tiranë.
Paraprakisht raportohet se dy të rinjtë janë plagosur. Të dy janë transportuar në spital, ndërsa ende nuk ka informacione mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
Siç shihet nga pamjet, në vendin e ngjarjes ndodhet ambulanca dhe policia.


