Një tjetër aksident është regjistruar pasditen e sotme në segmentin Milot-Rrëshen, ku si pasojë 3 persona kanë mbetur të plagosur.
Mësohet se njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë.
“Në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në hyrje të qytetit të Rrëshenit, automjeti me drejtues shtetasin A.Gj., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Sh.P., ku si pasojë kanë marrë dëmtime të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe shtetasi P.Ll., i cili ishte pasagjer në njërin nga automjetet”, bën me dije policia.


