Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Shkodër-Koplik, ku si pasojë e përplasjes së dy automjete ka mbetur i plagosur rëndë një person.
Policia ka bërë me dije se në aksident janë përfshirë dy mjete, mjeti tip Benz me targë AA646UK me drejtues shtetasin E. K., ka përplasur mjetin tip Benz me targë AA872FJ i cili ka qenë i ndaluar në anë të rrugës.
Si pasojë e perplasjes ka mbetur i dëmtuar një nga drejtuesit e mjeteve shtetasi A. B. 56 vjeç banues në fshatin Boks, Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë, dhe pasagjeri R. S. që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi E. K. do shoqërohet në ambjentet e D. V. P. Shkodër për veprime të metejshme. Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


