Një aksident është regjistruar në Unazën e Madhe, pranë zonës së Farkës.
Paraprakisht raportohet se një automjet është përmbysur së bashku me një fadromë, duke përfunduar në mes të rrugës.
Nga të dhënat e para, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur.
Në vendngjarje po mbërrijnë shërbimet e emergjencës dhe policia, ndërsa vijon puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


