Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Selenicë. Bëhet e ditur se një grua ka ndërruar jetë, ndërsa 3 persona të tjerë janë plagosur.
Burime bëjnë të ditur se viktima është një 69-vjeçare, e cila po udhëtonte në makinë me dy djemtë dhe nusen e njërit prej tyre.
Mësohet se njëri prej djemve, A. Kapaj, ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
“Rreth orës 22:38, në aksin rrugor Selenicë-Vlorë, shtetasi S. K., rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga.