Një aksident me një person të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme pranë Rinasit. Sipas të dhënave të para, tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, thanë burime policore.
Nga një fotografi e publikuara në media, duket se një nga mjetet e përfshira në aksident ka pësuar dëme të mëdha.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar drejtuesit, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve.



