Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Fratar të Mallakstrës. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërkohë që dyshohet se nga përplasja ka ndërruar jetë një person.
Si pasojë e përplasjes njëri nga automjetet ka pësuar dëmtime të rënda duke bllokuar daljen për personat që ishin brenda saj.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.