Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin nacional Maliq-Korçë, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 03:45, tek ura në dalje të Maliqit. Deri më tani nuk dihet fati i shoferit, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhen forca të Policisë dhe Zjarrfikësja.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se për shkak të thellësisë së madhe të ujit, nuk është bërë e mundur nxjerrja e mjetit. Ndërkohë, pritet që në vendin e ngjarjes të shkojnë palombarëve.


