Një aksident i rëndë ndodhi ditën e sotme në Kamëz në Tiranë. Një automjet ka përplasur për vdekje një të moshuar 65 vjeçe me iniciale D.D.
Automjeti drejtohej nga REZART KOLECI i cili është shoqëruar menjëherë në komisariat. E moshuara gjeti vdekjen e menjëhershme direkt pas aksidentit.
Njoftimi i policisë
Me datë 10.04.2017, rreth orës 12:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në Kamëz, ka ndodhur një aksident.
Menjëher në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se: Në rrugën “Skënderbej” në Kamëz, mjeti me targë AA 598 DO, me drejtues shtetasin Rezart Koleci ka aksidentuar një këmbësore shtetasen D.D., rreth 65 vjeçe.
Për pasojë shtetësja D.D., ka humbur jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprimet e mëtejshme.



