Një aksident i rëndë qe po mer permasat e tragjesise ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan.
Një automjet ka përplasur tre këmbësorë te cilet kane qene duke ecur prane rruges.
Njëri prej tyre ka humbur jetën dhe dy të tjerët kane mbetur te plagosur. Mësohet se viktima është njè grua.
Një prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Bradasheshit, nje vend ku ndodhin shpeshhere aksidente te tilla, per shkak se eshte nje nyje qe lidhe rruget qe vijne nga Tirana, Rrogozhina dhe qe shkojne per Elbasan e Korçe, perpara se automjetet te hyjne ne qytet.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në këtë aksident të rëndë.
Alpenews.al


