Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Beratit.
Paraprakisht mësohet se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona. Mjeti i cili është aksidentuar dyshohet se ka qenë me shpejtësi të lartë.
Sakaq, si drejtuesi dhe pasagjeri janë dërguar me urgjencë në spitalin e Beratit për të marrë ndihmën e parë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, ndërsa dyshohet se dhe shoferi ka qenë në gjendje të dehur.


