Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër-Koplik.
Aksidenti është regjistruar në vendin e quajtur Dobraç, ndërsa janë plagosur 2 persona.
Burimë bëjnë të ditur se të aksidentuarit janë pjesëtarë të një familje nga Fieri.
Mësohet se ata kishin qenë në Mal të Zi dhe kanë kaluar përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit, ndërsa të plagosur kanë mbetur nëna dhe vajza, që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


