Një aksident me pasojë plagosjen e një të mituri ka ndodhur në Tiranë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e “21 Dhjetori”, ku mjeti me drejtues shtetasin B. Z., ka aksidentuar një shtetas të mitur 15-vjeçar, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.