Një aksident ka ndodhur në autostradën Lezhë-Shkodër, ku një makinë ka përplasur një këmbësor.
Mësohet se i aksidentuari është në gjendje të rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt Tiranës. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur shkaqet e aksidentit.


