Një aksident i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e otëm në Tepelenë, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar e përmbysur në mes të rrugës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në afërsi të fshatit Luzat, ku makina tip “Ford” me targa AA750Kg ka humbur kontrollin dhe është rrotulluar dy herë para se të përfundonte në rrugë.
Në makinë ishte vetëm shoferja 30 vjeçare me iniciale S.M, ndërsa mësohet se ka patur lëndime të lehta dhe është nisur drejt spitalit për të marrë trajtimin mjekësor.


