Një aksident i rëndë është regjistruar në afërsi të fshatit Gëziq, në Rrugën e Kombit. Drejtuesi i një “Toyta Yaris” ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Burimet bëjnë me dije se ka mbetur e plagosur rëndë një vajzë e mitur, pasagjere në mjet. Mësohet se vajza është e drejtuesit të mjetit. Si pasojë e përplasjes, vajza ka humbur të dyja këmbët. Ambulanca ka vonuar me shumë se 40 minuta për të arritur në vendin e ngjarjes. Ende nuk duhen detaje të tjera rreth ngjarjes.