Lajmi për krijimin e një akademie për barinjtë ka shkaktuar zhurmë, mirëpo sot në Komision ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka sqaruar se kjo akademi është marrë shembull nga vendet e botës.
Sipas saj, si këto akademi ka dhe në Zvicër e Spanjë. Krifca ka shtuar se stanet do pajisen me infrastrukturë qoftë dhe me panele diellore për të lehtësuar jetën e barinjve.
“Fjala akademi nuk e kemi shpikur por e kemi parë në disa vende të botës si Zvicra, Anglia, Spanja dhe po krijojmë një qasje drejt zgjidhjes së migrimit të njerëzve nga profesioni i bujkut, blektorit duke i adresuar për të dhënë mbështetje për të ato që t’i përqafojnë këto profesione.
Të mbështesim stanet me infrastrukturën e nevojshme apo edhe me panele diellore që të lehtësojmë jetën e tyre dhe të mbështesim sa më shumë këto profesionistë në fushën e vete. Në këtë mënyrë do të ruajmë edhe traditën në fusha të tilla”, tha Krifca.