• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AISHE HAKLAJ U THIRR NË SPAK/ Hoxha: U vranë 4 djemtë, kulla e varret u shkatërruan. Mbeti gjallë dhe nipi ish-komando…
Home
Aktualitet
Kronikë

AISHE HAKLAJ U THIRR NË SPAK/ Hoxha: U vranë 4 djemtë, kulla e varret u shkatërruan. Mbeti gjallë dhe nipi ish-komando…

28 April, 2023 F.autor Aktualitet, Kronikë

Familja e Fatmir Haklajt është akuzuar si një nga përgjegjëset për ngjarjet e ’97-ës në Tropojë. Haklaj, një farmacist në profesion, ka qenë shefi i komisariatit të Policisë së Tropojës gjatë periudhës së trazirave të vitit 1997, por dha dorëheqjen nga ky post menjëherë pasi iu vra i vëllai Shkëlqim Haklaj, ndihmësgjyqtar në rrethin e Skraparit.

“Do vras 50 persona për të marrë hakun e tim vëllai,”- deklaronte në atë kohë Fatmir Haklaj. Anëtarët e familjes Haklaj u shuan njëri pas tjetrit, teksa burrat e familjes vdiqën duke kërkuar drejtësi. Më 5 janar 1998, vritet në Qafën e Luzhës, me armë zjarri Shkëlqim Haklaj, një tjetër djalë i kësaj familjeje.

Në 4 gusht 1999, vriten në afërsi të fshatit Cërnicë, me mina të telekomanduara Halil Haklaj e Feriz Kërnaja dhe plagoset rëndë Fatmir Haklaj. 3 muaj më pas, vritet edhe Fatmir Haklaj. Ai është vrarë më 4 nëntor të vitit 1999, në një pritë në fshatin Bujan, vetëm 50 metra larg shtëpisë së mikut të tij, Jaho Salihi. E sakaq, më 3 dhjetor 2000, është kryer ekzekutimi me snajper, i djalit tjetër Ylli Haklaj.

Vrasja e fundit e djemve të familjes “Haklaj” u realizua më 8 maj të vitit 2002, pranë spitalit të Bajram Currit, ku mbetën të vrarë Elez Haklaj dhe i djali i tij, Çelë Haklaj. Të vetmit meshkuj që kanë mbetur gjallë nga “kulla” e Haklajve janë plaku Muharrem Haklaj dhe djali i madh, Hamdi Haklaj, të cilët mbetën gjallë pasi u arratisën jashtë Shqipërisë. Ndërkohë që lanë pas kullën dhe varret e shkatërruara të djemve. Ndërkohë që ka mbetur gjallë dhe një nip i Haklajve, Sokol Haklaj, një ish-komando shqiptar që jeton në Gjermani.

Ndërsa e vetmja grua që ngriti armën nga ky fis është Zylfije Haklaj, e cila vrau dy persona për të marrë hakun e vëllezërve të saj. Ajo ekzekutoi në mes të Tropojës Rasim Lumneshin e Ilir Gosturanin, ndërsa sot ndodhet në azil në Suedi. Armiq të sistemit të drejtuar nga Berisha, Haklajt, akuzohen prej ish-kryeministrit si rebelët që sollën trazirat në Tropojë.

Ndërkohë që Zylfije Haklaj ka një tjetër version për ngjarjet e asaj kohe dhe ka kërkuar madje edhe një ballafaqim televiziv me Sali Berishën. Ndërkohë në korrik të 2021-shit, Aishe Haklaj e padit ish-kryeministrin Sali Berisha në SPAK pasi e akuzon për vrasjen e 4 vëllezërve të saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JO VETËM SALI BERISHA/ Ja kush janë të akuzuarit e tjerë në SPAK nga familja Haklaj
Previous article NUK JU DUHET PARTNER/ Ja si të përjetoni orgazmën më të mirë të jetës tuaj solo!

F.autor

Postime të ngjashme

"NUK PËRMBAHEN" SHOFERËT NË VLORË/ Përplasen fizikisht pas aksidentit (VIDEO) Aktualitet

"NUK PËRMBAHEN" SHOFERËT NË VLORË/ Përplasen fizikisht pas aksidentit (VIDEO)

POLICIA NË KËRKIM TË ZJARRËVËNËSVE/ 29 persona të arrestuar dhe proceduar gjatë qershorit Aktualitet

POLICIA NË KËRKIM TË ZJARRËVËNËSVE/ 29 persona të arrestuar dhe proceduar gjatë qershorit

SPAK MBYLL HETIMET NDAJ ISH-KRYEBASHKIAKUT TË DIVJAKËS/ Merret i pandehur Fredi Kokoneshi Aktualitet

SPAK MBYLL HETIMET NDAJ ISH-KRYEBASHKIAKUT TË DIVJAKËS/ Merret i pandehur Fredi Kokoneshi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT