• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“AI U VRA”/ Nga shkrimi në letrën e lamtumirës, njollat e gjakut dhe deri te pozicionimi armës, hetimi mbi vdekjen e yllit të rock-ut Kurt Cobain
Home
Jetë

“AI U VRA”/ Nga shkrimi në letrën e lamtumirës, njollat e gjakut dhe deri te pozicionimi armës, hetimi mbi vdekjen e yllit të rock-ut Kurt Cobain

12 February, 2026 s.autor Jetë

Tashmë janë bërë 32 vite nga vdekja e Kurt Cobain, këngëtari dhe një nga anëtarët themelues të grupit aq të dashur të muzikës “rock&roll” “Nirvana”. E një hetim mjeko-lkigjor ka vënë në pikëpyetje shkakun e vdekjes së tij, duke pretenduar se vokalisti i “Nirvana”-s nuk kreu vetëvrasje por u vra.

Ai u gjet i pajetë më 5 prill 1994 në shtëpinë e tij në Seattle dhe asokohe rasti u mbyll si vetvrasje, por sipas një artikulli të publikuar në International Journal of Forensic Science dhe të raportuar nga Daily Mail, dyshimet që ai të jetë vrarë janë shumë të larta se sat ë ketë kryer vetvrasje. Specialisti Briuan brunett si edhe një ekip i pavarur ekpertësh shkencëtarë mjeko-ligjorë në analizën e tyre thanë se Cobain dyshohet se është detyruar të marrë një mbidozë heroine dhe më pas është qëlluar me armë zjarri në kokë.

Ata thonë se më pas arma është vendosur në duart e tij duke e inskenuar ngjarjen të duket si një vetëvrasje. “Ka prova në autopsi që sugjerojnë se ky person nuk vdiq menjëherë nga një plagë me armë zjarri. Nekroza e trurit dhe e mëlçisë ndodh në mbidoza, jo në vdekje të menjëhershme nga armët e zjarrit”, ka deklaruar për Daily Mail studiuesja Michelle Wilkins, pjesë e ekipit hetimor.

Ndryshe nga sa do dukej në një skenar tipik vetëvrasjeje, mëngët e këngëtarit ishin të mbëshjella dhe kompleti i heroinës u gjet disa metra larg trupit, me shiringa të mbyllura me kapak dher me materiale të organizuara mirë.

“Na kërkohet të besojmë se ai i mbylli gjilpërat dhe i sistemoi të gjitha pasi u injektua tre herë. Vetëvrasjet zakonisht janë një katastrofë; kjo ishte një skenë shumë e pastër”, është shprehur ajo.

Përgjatë hetimeve të vitit 1994, policia deklaroi se ai kishte injektuar një sasi heroine rreth 10 herë më të madhe se ajo që do të përdorte një përdorues.

Sipas zbulimeve ë hetuesve, dora e tij e majtë ishte e mbështjellë fort rreth grykës së tytës së armës, e megjithëatë gëzhoja e pushkës u gjet sipër një grumbulli rrobash përballë drejtimit të pritur të nxjerrjes së saj.

“Pra, ai po vdes nga mbidoza. Dua të them, është në koma dhe po e mban këtë lart që të arrijë shkrehësin për ta futur në gojë. Është çmenduri”, tha Wilkins, duke shtuar “Nëse dora juaj është në tytën e përparme, ku dora e Kurtit u raportua të ishte në raportin e SPD-së, arma nuk do të nxirrte fare predhë. Pra, jo vetëm që ka një predhë aty ku nuk duhet të jetë, por nuk duhet të ketë as një predhë pushke.” 

Ajo gjithashtu theksoi se dora e majtë e Cobain ishte jashtëzakonisht e pastër. “Nëse ndonjëherë shikoni fotot e vetëvrasjeve me armë zjarri, ato janë brutale. Nuk ka univers ku ajo dorë nuk është e mbuluar me gjak.”

“Ai u vra!” Nga shkrimi në letrën e lamtumirës,

Mungesa e njollave te gjakut dhe pozicionimi i dores

Sipas raportit, skenari i vrasjes është se dora e majtë e Cobain u vendos mbi armë pas vdekjes, duke shpjeguar shenjën e ngjashme me gjurmën e gishtit të madh të vërejtur në dorën e tij.

Wilkins përmendi gjithashtu njollat e gjakut që sugjerojnë se trupi mund të jetë zhvendosur.

“Ka gjak edhe në fund të këmishës së tij”, tha ajo. “E vetmja mënyrë që gjaku të ngjitej në këmishë është nëse Kurti do të ngrihej dhe koka e tij do të ishte ulur. Nuk ka gjak në dorën e tij. Nuk ka gjak në pjesën tjetër të këmishës së tij, por ka një njollë të madhe gjaku në fund të këmishës së tij.”

Hetuesit e pavarur kanë ngritur pikëpyetje edhe mbi letrën e shënimit të lamtumirës. Ata pretendojnë se pjesa e parë e tekstit i referohet largimit nga muzika dhe grupi, ndërsa katër rreshtat e fundit,  që flasin drejtpërdrejt për vetëvrasje,  duket se kanë një stil të ndryshëm shkrimi dhe janë “më të kujdesshme” në formë.

“Ai u vra!” Nga shkrimi në letrën e lamtumirës,

Letra e Lamtumires

Wilkins theksoi se ekipi nuk kërkon arrestime, por dëshiron transparencë dhe një rishqyrtim të provave

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VDEKJA E BIZNESMENIT ITALIAN PAS NDËRHYRJES/ Reagon klinika private: Ja e vërteta e ngjarjes
Previous article LIDHJA ME JEFFREY EPSTEIN/ Policia bastis pronat e ish-kryeministrit norvegjez Thorbjørn Jagland

s.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT