• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“AI QEN BIR QENI KA DJEGUR FLAMURIN SHQIPTAR”/ Shpërthen Artan Hoxha: Qepe gojën, Beleri i ka duart me gjak, ka dëshmorë të atdheut
Home
Politikë

“AI QEN BIR QENI KA DJEGUR FLAMURIN SHQIPTAR”/ Shpërthen Artan Hoxha: Qepe gojën, Beleri i ka duart me gjak, ka dëshmorë të atdheut

26 May, 2023 s.autor Politikë

Artan Hoxha ka debatuar me tone mjaft të ashpra, me zëdhënësin e fushatës së Fredi Belerit, Skerdjan Dhuli.

Gjatë debatit në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha nuk u përmbajt ndaj Dhulit, duke deklaruar se Beleri nuk duhet te ishte fare kandidat për kryetar bashkie, pasi ka vrarë dy dëshmorë të atdheut dhe ka djegur flamurin shqiptar.

Hoxha zbuloi edhe një fakt tjetër të rëndë, që prokurorët i kanë dorëzuar diplomatëve grekë prova për Belerin, ku janë edhe emrat e skuadrës operacionale që ka kryer aksionin në Himarë, të cilat më pas kanë përfunduar në mediat greke. Sipas Hoxhës, atyre u rrezikohet jeta.

Artan Hoxha: Po të mos ishte Rama, nuk kandidonte Fredi Beleri. Ai Fredi Beleri që ka duart me gjak. Ai qen bir qeni, ka djegur flamurin e Shqipërisë! Ai qen bir qeni nuk duhet të ishte atje kandidat. Ka dy dëshmorë të atdheut. Mbylle ore gojën, pusho aty! Më lër të mbaroj, po flas unë. Mbylle dhe qepe gojën, nuk të ndërhyra asnjë sekondë!

Skerdjan Dhuli: Mos më bërtit mua, se unë nuk trembem!

Artan Hoxha: Boll të thashë, nuk të ndërhyra, mbylle gojën! Ja kam mbyllur gojën Sali Berishës dhe Edi Ramës, jo më ty.

Skerdjan Dhuli: I kam duart e pastra!

Artan Hoxha: Mbaji të pastra pra mos i bëj pis. Nuk të ndërpreva, pusho!

Prokuroria ka bërë një gafë tjetër. Të trembur dhe të kompleksuar nga diplomatët grekë, kishin dhënë gjithë letrat sekrete diplomatëve grekë. I pashë në mediat greke. E di çfarë pashë? Emrat e skuadrës operacionale të Tiranës. Si mund t’ja japësh këtë një vendi që je në konflikt të hapur? Që kryeministri, ministri i jashtëm, ministri mbrojtjes, kanë ngritur në këmbë nga Uashingtoni në Bruksel.

I bëj thirrje skuadrës që ka kryer këtë operacion, ka bërë detyrën, nëse ka shkelje e nxjerr gjyakta. Në rastin konkret kush ja ka dhënë një media në Greqi emrat e skuadrës operacionale? Unë them se ka video, por nuk e nxjerrim, sepse prishen hetimet. Si mund të dalin emrat e skuadrës operacionale kur ata nuk njihen? Atyre u rrezikohet jeta. Nëse i ndodh gjë atij, unë ja kërkoj Edi Ramës dhe Mitsotaqisit.

Skerdjan Dhuli: Atë dokument e kam edhe unë.

Artan Hoxha: E pra, nuk duhet ta kesh ti. Prokurori ka rrezikuar jetën e një skuadre të tërë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË ELBASAN/ Një person i armatosur me kallashnikov u ndoq nga policia, hodhi armën kur pa efektivët
Previous article KENI PLANE PËR FUNDJAVËN? Meteorologia tregon si do të jetë parashikimi i motit, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

s.autor

Postime të ngjashme

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht Politikë

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat Politikë

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT