• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ai momenti kur Lefter Maliqi “sfidon” Policinë dhe shfaqet… PA MASKË
Home
Politikë

Ai momenti kur Lefter Maliqi “sfidon” Policinë dhe shfaqet… PA MASKË

15 October, 2020 F.autor Politikë

Duke filluar nga dita e sotme (datë: 15. 10. 2020), mbajtja e maskave në vendin tonë është e detyrueshme në ambientet e mbyllura dhe të hapura.

Shumë analistë, politikanë dhe mjekë e kanë cilësuar këtë masë si të tepruar, duke shikuar si të nevojshme mbajtjen e saj vetëm në ambiente të mbyllura. I këtij mendimi është dhe deputeti opozitar Lefter Maliqi. Ai u shfaq në një lidhje direkte me studion e emisionit “Top Talk”, pa maskë duke thënë se sipas tij mbajtja e saj me detyrim është bërë për qëllime politike. Ndër të tjera deputeti shtoi se do e pranonte këtë urdhër, nëse shteti vendoste që të subvenciononte qytetarët për çmimet e maskave.

Lefter Maliqi: Unë faktikisht sot kam pasur interpelancë me ministrin e rendit dhe një ndër të tillat ka qenë që po hiqni vëmendjen e policisë së shtetit për kanabizimin e vendit, për kriminalitetin në vend dhe po e përdorni siç e keni përdorur politikisht për të gjobitur njerëzit që nuk vendosin maska. Unë jam ushtarak që 14 vjeç, e zbatoj ligjin që në moshë të vogël, zbatoj çdo akt normative. Sigurisht do ta zbatoj pjesërisht. Do ta zbatoj atje ku ka grumbullime, manifestime, duke ruajtur distancën dhe me radhë. Maskën e kam në dorë, kjo maskë e thjeshtë bën gati 5 qind lekë (të vjetra). Mbështetësit e mi në Berat, një familje mund të ketë 5-6 veta dhe kjo maskë nuk është më shumë se 2-3 orë dhe i bie tre mijë lekë (të vjetra) për çdo familje. Nëse qeveria do të subvenciononte maskat unë do ta respektoja 100%, sepse jam në mbështetje të elektoratit tim. Unë i përgjigjem edhe OBSH-së, e cila thotë se maskat në ambientet e hapura, nuk përbëjnë rrezik për njerëzimin.

Denis Dyrnjaja: Ju pashë në seancë që nuk e kishit maskën sot në Parlament.

Lefter Maliqi: E kisha disa herë, por kur ishte moment i diskutimit e hiqja disa herë dhe prisja me padurim përplasjen dhe interpelancën e drejtpërdrejt për problemet e kriminalitetit, drogës dhe pasigurisë në vend. Mendoj që ky akt normativ është për të nënshtruar qeverinë, ashtu si bëri me daljet e tija kur doli COVIDI, duke vendosur orare për njerëzit, sikur COVID-i vinte me orare të ndryshme. Ky akt normative është qëllimisht politik duke qenë në prag të zgjedhjeve elektorale dhe kjo bëhet thjesht për efekte.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "IK O..."/ Shkon të protestojë kundër maskava, Kujtim Gjuzin e sulmojnë (VIDEO)
Previous article GARA PËR HETUES NË BKH/ Në testin logjik ngelën vetëm 21 kandidatë. Ja rregullat për testin fizik

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin Politikë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan... Politikë

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT