• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Ahmetaj në Dibër/ Paketa fiskale 2018: 95% e bizneseve do kene ulje të taksës së pronës…
Home
Ekonomi

Ahmetaj në Dibër/ Paketa fiskale 2018: 95% e bizneseve do kene ulje të taksës së pronës…

11 November, 2017 xhesi.editor Ekonomi

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, zhvilloi një takim me sipërmarrës të zonës, përfaqësues të biznesit të vogël e të madh nga sektorë të ndryshëm, për prezantimin e paketës fiskale dhe elementët kryesorë të buxhetit 2018, me fokus të vecantë financimet në qarkun Dibër.

“Ky është buxheti më i madh i investimeve publike ku përfshihen patjetër pjesë të rëndësishme të qarkut të Dibrës, siç është unaza e qytetit të Peshkopisë, është rruga Arras-Kastriot, përtej rrugës së Arbrit. Ndërkohë kemi parashikuar dhe investime në rikonstruksione shkollash, qëndra shëndetësore, janë 410 qendra shëndetësore që do të investohen brenda vitit 2018 dhe brenda mandatit, 300 qendra shëndetësore në të gjithë Shqipërinë.

Në aspektin e mbështetjes sociale, një nga ato masa që dua ta përmend vazhdimisht, janë librat falas për të gjithë fëmijët deri në klasën e 5 dhe sigurisht, ka elementë socialë që prekin shtresa të ndryshme të popullsisë, por sidomos të atyre në nevojë.

Bashkia e Peshkopisë përfiton gati 27 milionë lekë plus nga ajo që do të merrte normalisht dhe besoj që brenda paketës fiskale ne do avancojmë dhe me taksën tek ndërtesat që do të jetë një e ardhur shtesë për bashkinë e Peshkopisë dhe për bashkitë e tjera.

Po fokusohemi tek investimi në rrugën e Arbrit që është jo pak por 171,8 milionë euro. Më pas në vitet që vijnë sigurisht që do t’i vijë rradha dhe investimeve të tjera” – tha Ahmetaj.

Referuar paketës fiskale, Ministri prezantoi incentivat e parashikuara në sektorin e turizmit, uljen e tatim-fitimit në ICT nga 15% në 5%, ndryshimin e pragut të TVSh dhe taksën e pronës.

“Tek taksa e pronës dhe taksa mbi ndërtesat, lajmi i mirë për ata që janë në sipërmarrje, është që iu ulet ngarkesa fiskale. Pra, besoj që për 95% të bizneseve të Shqipërisë, ngarkesa e taksës së pronës do të ulet. Unë kam bërë disa llogari dhe ndoshta në Dibër është edhe 4 mijë lekë në vit më pak. Nuk është pak, nuk është shumë, por sinjali është i qartë që ngarkesa për biznesin të ulet dhe të ketë një proporcion mes ngarkesës që kanë qytetarët dhe asaj që ka sipërmarrja” – tha Ministri.

Një nga vendimet e Këshillit të Ministrave të miratuara në Mbledhjen e Qeverisë në Dibër, është ai për uljen e pragut të TVSH nga 5 milionë në 2 milionë lekë në vit.

“Ne kemi ndërmarrë edhe një hap të uljes së nivelit të detyrimeve të deklarimit të TVSH-së nga 5 milionë në qarkullim në 2 milionë në qarkullim. Qëllimi është që të kontrollojmë më mirë biznesin e madh. Kemi pasur probleme të vazhdueshme me deklarim të bizneseve nën 5 milionë, edhe për shkaqe se e kemi thjeshtëzuar taksën, e kemi bërë zero. Tani kalojmë në një regjim pa rritur asnjë taksë për biznesin! Është thjesht një regjim deklarimi i ri, do të jetë një deklarim i thjeshtëzuar një herë në tre muaj që nuk e rrit koston, nuk i rrit çmimet sigurisht, por formalizon më shumë ekonominë” – theksoi Ministri Ahmetaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ELBASAN/ Rrëzohet 60 vjeçari I paralizuar, humb jetën
Previous article Prokuroria nuk mund ta mbyllë skandalin e “CEZ”

xhesi.editor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT