Takimi i Shehajt me ambasadoren e SHBA dhe deklarata e tij më pas, ia vunë “flaken” konfliktit të tij me mbeshtetesit e Berishes dhe Bashës brenda PD.
Pas kësaj, kritikat që kishin nisur me zera të moderuar, u shnderruan në një gjueti shtrigash, që po merr dita ditës trajten e linçimit të tij publik.
Një ditë më parë Agron Shehaj hodhi akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, sa i përket sulmeve që po behen ndaj tij para zgjedhjeve të 13 qershorit për kryetarin e PD.
Ai tha se pas takimit të tij me ambasadoren amerikane Yuri Kim, persona me qasje anti-amerikane janë kontraktuar nga PD për ta sulmuar atë.
“Përveç reagimeve të demokratëve për shpalljen “non grata” të Berishës nga SHBA, ka patur edhe sulme nga individë që kanë filluar të punojnë kohët e fundit në PD dhe kanë qasje anti-amerikane. Janë të kontraktuar.
Sulmet që më janë bërë pasi u bë i ditur takimi me ambasadoren amerikane janë të orkestruara”.
Fillimisht, Shehaj nisi të vihej në “shenjester” nga komentuesit mbeshtetes të Bashës, që i kujtonin herë pas here se ishte ky i fundit ai që e futi në politike dhe se për këtë duhej ti ishte mirënjohes dhe jo ti dilte në garë perballë.
Më pas, një deklaratë e bërë nga Agron Gjekmarkaj, deputet i zgjedhur i PD, bëri jo pak bujë teksa tha se PD nuk është “call-center” dhe s’mund të kandidojnë figura të vogla me ambicie komike.
Këtë të fundit, Shehaj zgjodhi ta injoroj duke mos dhënë asnjë koment.
Siç kuptohet, në PD nuk janë gati të falin njeriun që i solli mbi 13 mijë vota në Tiranë e që për dy dite ishte heroi i demokratëve.
Sot, ai është kthyer në “armik” sepse takoi ambasadoren amerikane, në një kohë kur vetë SHBA shpalli “non grata” Sali Berishën.
AlpeNews.al


