• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AGRESIONI RUS/ NATO zotohet për mbështetje të mëtejshme ushtarake dhe ekonomike ndaj Ukrainës
Home
Botë

AGRESIONI RUS/ NATO zotohet për mbështetje të mëtejshme ushtarake dhe ekonomike ndaj Ukrainës

10 January, 2024 s.autor Botë

Aleatët e NATO-s në një mbledhje të përbashkët me Ukrainën e kanë bërë të qartë se do të vazhdojnë t’i ofrojnë mbështetje ushtarake, ekonomike dhe humanitare për t’u përballuar me Rusinë, ndërsa lufta ka hyrë në vitin e dytë, njoftoi të mërkurën Aleanca e Atlantikut të Veriut.

Në një deklaratë pas videokonferencës, NATO-ja shtoi se vendet anëtare kishin përmendur planet për të ofruar “mbështetje të mëtejshme prej miliarda eurosh” në vitin 2024 për Ukrainën.

“NATO dënon fuqishëm sulmet ruse me raketa dhe dronë ndaj civilëve ukrainas, përfshirë, përmes përdorimit të armëve nga Koreja e Veriut dhe Irani”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Ndërsa Moska intensifikon sulmet e saj ndaj qyteteve dhe civilëve ukrainas, aleatët e NATO-s po forcojnë mbrojtjen ajrore të Ukrainës”, shtoi ai.

Ukraina u përfaqësua në takimin virtual nga gjeneral-lejtnant Mykola Oleshchuk, komandant i forcave ajrore të Kievit dhe zëvendësministri i Brendshëm Oleksii Serhieiev.

Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj Ukrainës në nisje të këtij viti, duke goditur qytetet Kiev dhe Kharkiv.

Mbledhja e sotme e NATO-s u zhvillua me kërkesë të Ukrainës./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA NEPSI I SHTATËZANISË, TEK VËSHTIRËSITË/ Kiara Tito shuan kuriozitetin rreth pritjes së ëmbël
Previous article "DHIMBJE E TMERRSHME"/ Emina Çunmulaj dërgohet në spital, çfarë i ndodhi modeles?

s.autor

Postime të ngjashme

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje Botë

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar Botë

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT