• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AGRESIONI RUS/ Kundërofensiva ukrainase raporton për përparime në lindje të vendit
Home
Nderkombetare

AGRESIONI RUS/ Kundërofensiva ukrainase raporton për përparime në lindje të vendit

7 October, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Rusia ka kryer dhjetëra sulme ajrore kundër Ukrainës gjatë natës midis 6 dhe 7 tetorit, përderisa ushtria ukrainase raportoi për vazhdimin e përparimit të ngadaltë në kundërofensivën e saj.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase në buletinin ditor tha se forcat e tij po bënin përparim të ngadaltë në zonat e Melitopolit në jug dhe në Bahmut në lindje.

Një zëdhënës i forcave lindore ukrainase i tha Radios Evropa e Lirë më 6 tetor se forcat e Kievit kanë marrë “400 metra” territor në zonën e Bahmutit dhe po mbajnë pozicionet e reja kundër sulmeve të ashpra ruse.

“Nuk mund t’iu jap detaje sepse armiku e përdor këtë informacion”, tha zëdhënësi Ilya Yevlash. “Kur të bëjmë përparim më të madh, vetëm atëherë do të mund të flasim më hapur”.

Katër civilë raportohet se janë plagosur në qytetin e Odesës, që gjendet në Detin e Zi. Ata u plagosën gjatë një sulmi me raketë gjatë natës që goditi ndërtesa të banimit. Raketa u lëshua nga rajoni ukrainas i Krimesë, që është nën pushtimin rus, tha ushtria ukrainase.

Alarme për sulme ajrore janë lëshuar gjatë natës në rajonet e Harkivit , Poltavës, Çernihivit dhe Sumit.

Në Rusi, ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes raportoi më 7 tetor se një dron ukrainas është rrëzuar në zonën e Moskës, duke mos raportuar për asnjë dëm.

Kjo ministri tha se ka zmbrapsur një sulm me dron nga Ukraina edhe në Krime, afër qytetit-port të Sevastopolit.

Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur të verifikojë këto pretendime.

Ukraina rrallë komenton për akuzat ruse lidhur me sulme brenda territorit të Rusisë./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SEMI JAUPAJ FESTON DITËLINDJEN/ Urimi i Bora Zemanit: Për dore do të kem gjithë jetën….
Previous article "MENDIMET TONA JANË ME IZRAELIN"/ Reagon Rama: Shqipëria dënon fuqishëm sulmin terrorist!

s.autor

Postime të ngjashme

KËRCËNON ME HAKMARRJE NDAJ UKRAINËS/ Putin: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë Botë

KËRCËNON ME HAKMARRJE NDAJ UKRAINËS/ Putin: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

SHBA-KANADA/ Lufta tregtare përshkallëzohet, Carney sfidon Trumpin me kundërtarifa Botë

SHBA-KANADA/ Lufta tregtare përshkallëzohet, Carney sfidon Trumpin me kundërtarifa

PREKEJ EDHE SHQIPËRIA/ Gjykata rrëzon vendimin e Trump për pezullimin e vizave emigruese me 75 vende Aktualitet

PREKEJ EDHE SHQIPËRIA/ Gjykata rrëzon vendimin e Trump për pezullimin e vizave emigruese me 75 vende

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT