• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AGRESIONI RUS/ Hasani vizita zyrtare në Suedi e Finlandë. Zbardhet agjenda e takimeve
Home
Politikë

AGRESIONI RUS/ Hasani vizita zyrtare në Suedi e Finlandë. Zbardhet agjenda e takimeve

9 June, 2024 s.autor Politikë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani,  do të zhvillojë vizita zyrtare në Suedi dhe Finlandë, me ftesë të homologëve respektivë. Ndërsa Rusia vijon agresionin ndaj Ukrainës, madje ka përdorur tone kërcënuese ndaj vendeve të NATO-s që i kanë afruar ndihma ushtarake ukrainasve, duke i autorizuar forcat ushtarake të saj t’i përdorin ndaj objektivave ushtarake në Rusi, vizita e kryediplomatit shqiptar në dy nga vendet skandinave, padiskutim që do të ketë në qendër të vëmendjes, përtej bashkëpunimit dy palësh, edhe atë në kuadrin e bashkëpunimit si anëtarë të NATO-s.

Në Stokholm, ministri Hasani do të pritet nga homologu suedez Tobias Billström, Kryetari i Parlamentit suedez Andreas Norlén dhe ministrja për Çështjet e Bashkimit Evropian, Jessika Rosëall.

Hasani do të vizitojë Qendrën Evropiane për Kërcënimet Hibride në Helsinki dhe do të takohet me grupin parlamentar të miqësisë Shqipëri – Finlandë.

Gjatë qëndrimit dy ditor në Stokholm, ministri Hasani do të ketë takime me grupe interesi dhe agjenci suedeze të fokusuara në drejtim të tregtisë dhe investimeve.

 

 

Suedia dhe Shqipëria ndajnë të njëjtat vlera dhe qëndrime sa i përket zgjerimit të BE-së, integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimit rajonal, agresionit rus ndaj Ukrainës dhe mbështetjen ndaj kësaj të fundit, teksa duke filluar që nga marsi i këtij viti do të bashkëpunojnë ngushtë edhe si aleatë në NATO.

Më 12 dhe 13 qershor 2024, Ministri Hasani do të qëndrojë në Finlandë, ku do të ketë takime me Presidentin Alexander Stubb, homologen Elina Valtonen, si dhe Ministrin për BE dhe Drejtimin e Pronësisë, Anders Adlercreutz.

Ai do të vizitojë Qendrën Evropiane për Kërcënimet Hibride në Helsinki dhe do të takohet me grupin parlamentar të miqësisë Shqipëri – Finlandë.

Bashkëpunimi në sektorin e ekonomisë dhe turizmit, mbështetja e Finlandës ndaj procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, mbështetja për Ukrainën si dhe bashkëpunimi në kuadër të NATO-s dhe kryesinë e OSBE-së për vitin 2025, janë disa prej temave që pritet të diskutohen gjatë takimeve të Ministrit Hasani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË TJETËR SHEF POLICIE PYETET NË SPAK/ Dëshmia: Ardriti më kërkoi të përgjonim Ibrahim Licin, dyshohej për vrasjen e Boriçit
Previous article I DËNUAR NË ANGLI/ Shqiptari përdor Tik Tok për të mbledhur para. The Sun: Kozaku i premtoi 2 mijë euro

s.autor

Postime të ngjashme

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT