Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, akuzoi Moskën për shtypjen e kritikëve vendas dhe u bëri thirrje hetuesve të mandatuar nga OKB që të vazhdojnë të dokumentojnë abuzimet e Rusisë në ofensivën e saj ndaj Ukrainë.
Gjatë një fjalimi në Këshillin e të Drejtave të Njeriut, Blinken e përshkroi goditjen e shoqërisë civile të Rusisë si një “shtypje sistematike” dhe tha se hetuesit e OKB-së duhet të vazhdojnë të dokumentojnë abuzimet e Rusisë në Ukrainë për të siguruar “një regjistrim të paanshëm të asaj që po ndodh dhe një bazë për përpjekjet kombëtare dhe ndërkombëtare për t’i mbajtur autorët përgjegjës”.
Sipas mediave të huaja, fjalimi vjen para deklaratës së zyrtarit të lartë të Kremilini, Sergei Ryankov, I cili do të dalë para të të njëjtit organ.


