• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AGRESIONI KIBERNETIK NË SHQIPËRI/ Drejtoresha e AKSHI-t: Ishin dy lloje sulmesh, nuk pati humbje të dhënash
Home
Politikë

AGRESIONI KIBERNETIK NË SHQIPËRI/ Drejtoresha e AKSHI-t: Ishin dy lloje sulmesh, nuk pati humbje të dhënash

30 July, 2022 s.autor Politikë

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, në një komunikim dje në Facebook, ka dhënë detaje të reja lidhur me agresionin kibernetik mbi Shqipërinë.

Ajo theksoi se shkalla e goditjes ka qenë masive e lartë, por edhe reagimi ka qenë i menjëhershëm, duke shtuar se sot lufta kibernetike po përdoret si armë për të gjunjëzuar shtete.

“Agresioni është një luftë nga e cila ne do të mbrohemi edhe pse një pjesë e sistemeve janë rikuperuar. Por fatmirësisht sistemet po kthehen në normalitet. Sot ndodhemi pa media për të qenë komunikim me të gjithë publikun për të sqaruar situatën. Dua të sqaroj edhe disa hapa për mbrojtjen kibernetike.”, tha ajo.

Nga ana e saj drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karcanaj u shpreh se sulmet ishin të dy llojeve, ndërsa theksoi se nuk pati humbje të dhënash.

“Dua të njoftoj se 98% e shërbimeve online janë rikthyer në funksion pas sulmit kibernetik që pësuan faqet qeveritare pak ditë më parë”, tha ajo, duke shtuar: “Nuk pati humbje të dhënash falë reagimit të shpejtë. Janë zbatuar protokollet dhe politikat ndërkombëtare të sigurisë kibernetike. Sistemet u verifikuan një nga një që të ishim të sigurt për çdo element para se të ktheheshin online. Faqet zyrtare të ministrive dhe sistemi i fiskalizimit u rikthyen në funksion brenda 12 orësh. DPSHTRR po ashtu, drejtoria e Doganave, Fondi me recetën elektronike. Mbi 98% e shërbimeve online janë tashmë funksionale. Katër ditë pas sulmit E-Albania u kthye në shërbim për një pjesë të shërbimeve”, deklaroi ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJKKO DËNON ME 2 VITE E 4 MUAJ BURG FATOS TUSHEN/ Zbardhen akuzat dhe vendimi për vartësit e tij në Bashkinë e Lushnjes
Previous article DEL FOTO/ Ky është 37-vjeçari që vrau me thikë bashkëjetuesen në Elbasan

s.autor

Postime të ngjashme

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi… Politikë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT