• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“AGJENTJA STELA”/ Fundi tragjik i vajzës që denoncoi policinë, lidhja intime me vëllanë e të EKZEKUTUARIT në Vlorë…
Home
Breaking News

“AGJENTJA STELA”/ Fundi tragjik i vajzës që denoncoi policinë, lidhja intime me vëllanë e të EKZEKUTUARIT në Vlorë…

6 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Joana Dudushi, e njohur dhe me emrin “Stela”, u gjet e vrarë në gusht të vitit 2005 në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë.

Vrasja e 20-vjeçares u lidh me një denoncim që ajo kishte bërë për Policinë e Vlorës, të cilën e akuzonte se bashkëpunonte për të arrestuar njerëz të pafajshëm, të cilët më pas liheshin të lirë kundrejt parave.

Trupi i saj u gjet i groposur në zonën e plazhit. Ajo ishte vrarë me disa goditje me thikë, ndërsa si autor krimi u arrestua tri vite më vonë, Derlin Dervishaj. 32-vjeçari pranoi në atë kohë se ishte autor i vrasjes dhe se me Joanën kishte pasur një histori dashurie. Dervishaj pranoi para prokurorit Petrit Çano, se kishte qenë ai autori i vrasjes duke treguar dhe arsyen që e kishte shtyrë drejt këtij krimi. Në kohën kur ndodhi ngjarja, “Stela” ishte bërë e njohur pasi për llogari të një emisioni investigativ futi në “kurth” disa persona dhe agjentë Policie.

Këta të fundit, në atë kohë, përmes përgjimeve të “Stelës”, akuzoheshin për korrupsion pasi u vinin gjoba qytetarëve përmes presionit. Por, në bazë të dëshmisë së dhënë para hetuesve nga Derlin Dervishajt, krimi i tij nuk kishte lidhje me denoncimin e bërë nga Joana, por ishte një çështje private e tyre.

Në atë kohë 22 vjeç, Dervishaj ka pranuar para Gjykatës se Joana i bënte presion edhe pas përfundimit të lidhjes mes tyre, duke i kërkuar para për foshnjën disa muajsh, me pretendimin se ishte i ati. Por për Derlin Dervishajn kjo ishte e pamundur, pasi lidhja e tyre kishte zgjatur vetëm pak muaj dhe kishte nisur pas ngjizjes së shtatzënisë së saj.

“Kam pasur lidhje intime me Joanën. Me të jam njohur vetëm në muajin nëntor dhe lidhja jonë zgjati 6 muaj. Pas ndarjes, Joana nuk më linte rehat. Unë akuzohesha nga ajo se isha babai i të birit, Helionit, i cili ishte rreth 1 vjeç. Unë insistoja në të kundërtën, pasi nuk kishte asnjë mundësi që të ishte e vërtetë, por ajo më kërkonte para për fëmijën. Një natë më dërgoi mesazh duke më kërcënuar se kishte një letër timen si provë për të më denoncuar. Rreth orës 2 të natës më erdhi një mesazh nga Joana, ku më shante mua dhe të dashurën time. Nuk e ruajtja më qetësinë. Në rrugicën ku edhe e vrava, i thashë të më linte rehat, por ajo më tundte letrën, duke më thënë se do të më denonconte. Nuk e përmbajtja dot veten. Nxora thikën që e mbaja gjithnjë me vete dhe e godita disa herë”, ka rrëfyer i riu nga Vlora. Në përfundim të gjyqit, ai u dënua me gjykim të shkurtuar me 5 vite heqje lirie.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Befason Raikkonen/ Piloti finlandez gati të lërë Ferrari-n për një sport tjetër
Previous article Atletico ka vendosur të paguajë klauzolën, i rrëmben Milanit "yllin" e skuadrës

F.autor

Postime të ngjashme

ALARM I ZJARREVE NË GREQI/ 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim Aktualitet

ALARM I ZJARREVE NË GREQI/ 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

PAS ZJARRIT NË HOTEL/ Operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit Aktualitet

PAS ZJARRIT NË HOTEL/ Operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit

ÇFARË NDODHI NË SARANDË? Zbardhet konflikti ku mbeti i dhunuar Mateo Bakalli, 4 të ndaluar Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË SARANDË? Zbardhet konflikti ku mbeti i dhunuar Mateo Bakalli, 4 të ndaluar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT