• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AGJENDA/ Samiti i Procesit të Berlinit mbledh në Tiranë krerët e BE dhe Ballkanit Perëndimor
Home
Politikë

AGJENDA/ Samiti i Procesit të Berlinit mbledh në Tiranë krerët e BE dhe Ballkanit Perëndimor

16 October, 2023 s.autor Politikë

Samiti i Procesit të Berlinit mbahet për herë të parë në rajon dhe mikpritëse e evenimentit të rëndësishme është zgjedhur Shqipëria. Ky samiti do të bëjë bashkë të hënën, të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së.

Procesi i Berlinit është një iniciativë, e cila synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor, por dhe dhënin ndihmë që ky rajon t’i afrohet sa më parë familjes së madhe europiane.

Në agjendën, të cilën e ka publikuar zyra për shtyp e kryeministrisë, pritet që liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së, të fokusohen në dy tema kryesore, përkatësisht; Integrimi i rajonit në tregun e përbashkët europian dhe përmirësimi i konvergjencës me BE, dhe mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu pritet të nënshkruhen marrëveshje rajonale për njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale, si një hap, i cili kontribuon në zgjerimin e tregut të punës në Ballkanin Perëndimor. Të pranishmit e Samitit do të marrin pjesë në dy evenimente të tjera: përurimi i Kolegjit të Europës në Tiranë dhe në mbrëmje, do të marrin pjesë tek ceremonia e inaugurimit të Piramidës.

Agjenda e plotë e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë:

Në orën 11:00 do të jetë pritja e liderëve
Në orën 11:30 fjala hapëse
Në orën 12:00 nis sesioni i punës, integrimi i rajonit në tregun e përbashkët europian dhe përmirësimi i konvergjencës me BE
Në orën 13:30 fotografia familjare.
Në orën 15:30 nis sesioni i dytë i punës, mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe digjital në Ballkanin Perëndimor
Në orën 16:45 do të përurohet Kolegji i Europës në Tiranë
Në orën 17:30 do të nënshkruhet marrëveshja rajonale për njohje reciproke të kualifikimit profesional
Në orën 17:45 konferenca e përbashkët për shtyp
Në orën 18:30 ceremonia e inaugurimit të Piramidës

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SAMITI I BERLINIT NË TIRANË/ Kryeministri Kurti sot takohet me kancelarin Scholz
Previous article PAKETA E MADHE/ Nga hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës, te rehabilitimi i HEC-it të Fierzës, përfitimet e Shqipërisë nga Procesi i Berlinit

s.autor

Postime të ngjashme

SAMITI I ARDHSHËM I NATO-s NË TIRANË/ Ministri Hoxha: Mund të ndodhë në vitin 2027, kemi nisur përgatitjet për organizimin Politikë

SAMITI I ARDHSHËM I NATO-s NË TIRANË/ Ministri Hoxha: Mund të ndodhë në vitin 2027, kemi nisur përgatitjet për organizimin

DHUNA NË PROTESTË/ Deputetja e PS: Janë bërë agresivë për shkak të tkurrjes së numrit të pjesëmarrësve Politikë

DHUNA NË PROTESTË/ Deputetja e PS: Janë bërë agresivë për shkak të tkurrjes së numrit të pjesëmarrësve

BEGAJ VIZITË NË LUGINËN E PRESHEVËS/ Takime me faktorin shqiptar: I sigurova që do të jem avokat i shqiptarëve të kësaj treve Politikë

BEGAJ VIZITË NË LUGINËN E PRESHEVËS/ Takime me faktorin shqiptar: I sigurova që do të jem avokat i shqiptarëve të kësaj treve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT