• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Greqi, “Agimi i Artë” prish paradën sepse flamurin e mbante shqiptarja
Home
Rajon

Greqi, “Agimi i Artë” prish paradën sepse flamurin e mbante shqiptarja

30 October, 2017 Ina.Autor Rajon

Në Greqi, anëtarë dhe mbështetës të partisë së ekstremit të djathtë, Agimi i Artë kanë prishur një paradë shkollore për shkak se flamurin e paradës e mbante një nxënëse shqiptare.

Ata do të procedohen pasi autoritetet i kanë paditur  me akuzën “prishje e qetësisë publike”.

Ngjarja ka ndodhur në një nga njësitë bashkiake të ishullit Santorini.

Sapo ka nisur parada, rreth 20 persona të veshur me bluza të zeza me mbishkrimin “Hellas Ultras”, kanë protestuar pse flamurtare e paradës ishte një fëmijë emigrantësh shqiptarë. Ata bërtisnin “Jemi grekë. Flamurin duhet ta mbajnë grekët”.

Edhe pse shumë prej të pranishmëve iu kundërvunë atyre, parada përfundimisht u prish, pse mjaft prindër i tërhoqën fëmijtë e tyre nga frika e përshkallëzimit të ngjarjes.

Partia Agimi i Artë, e përcolli lajmin në faqen e saj zyrtare. “Dega e Santorinit e Agimit të Artë dhe qytetarë vendas, e ndërprenë paradën, në shenjë proteste energjike për fyerjen e simbolit kombëtar (flamurit), dhe duke theksuar se nuk do të lejojnë fenomene të tilla antigreke në ishull”, thuhet në njoftimin e Agimit të Artë.

Ndërkaq, gjithë partitë e tjera greke, përfshirë SYRIZA-n në pushtet dhe Demokracinë e re të opozitës, e kanë dënuar me forcë aktin e ekstremistëve të djathtë.

Ndërsa ministria e arsimit, në një deklaratë për ngjarjen, nënvizon se aktet e patriotizmit ekstrem nuk kanë vend në shoqërinë greke. Flamurin kanë të drejtë ta mbajnë të gjithë fëmijtë që ndjekin sistemin tonë arsimor”.

Nuk është hera e parë që ndodhin incidente të tilla në raste paradash shkollore në Greqi. Sipas ligjit, në këto parada flamurtar bëhet nxënësi më i mirë dhe shpeshherë ky shans u ka rënë nxënësve shqiptarë. Por jo rrallë, ka fakt ka shkaktuar incidente dhe debate.

 

/AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zbuloni cili është shteti më i pasur?
Previous article Festë tek Tirana, Egbo kurorëzohet në martesë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT