Për shkak të kaosit në aeroportin e Kabulit vijon të mos jete nisur avioni me emigrantë afganë që do të strehohen në Shqipëri. Për ditën e nesërme janë planifikuar 2 fluturime Kabul-Tiranë, por asgjë s’është e sigurt pasi të njëjtat planifikime janë anuluar edhe ditë më herët si pasojë e tensioneve të krijuara nga talebanët të cilët kanë “pushtuar” Afganistanin.
Ndërkohë këtë pasdite një foto e disa qytetarëve nga Bangladeshi e shkrepur pranë godinave të Qytetit Studenti është shpërndarë menjëherë në disa portale, ku shkruhet se ata janë afganë. Lajmi është i rremë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ata janë emigrantë nga Bangladeshi dhe se kanë shkuar pranë godinave të qytetit studenti pasi kanë ngatërruar hotelin. Policia i ka shoqëruar për të kryer procedurat e nevojshme.Të fotografuarit janë punonjës sezonalë nga Bangladeshi.


