Ish miss-et Afërdita Paqarada dhe Diellza Kolgeci, që tashmë njihen për aktivitetet dhe iniciativat e tyre si humane ashtu edhe me qëllim vetdijsimi dhe ndërgjegjësimi, edhe këtë vit do të vazhdojnë të punojnë në këtë drejtim.
E njëra nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore që mbahen në vendin tonë është edhe ajo “Ballo Shqiptare”, event i organizuar pikërisht nga bukuroshet në fjalë. I cili event ka për qëllim ruajtjen e traditës përmes valleve dhe veshjeve autoktone, shkruan Indeksonline.
Derisa vitin e kaluar kjo ngjarje shënoi edicionin e dytë, shumë shpejtë pritet të nis edhe ai i treti me radhë. Këtë e ka bërë të ditur vet Diellza në rrjetin e saj social Facebook.
“Tradita shiptare eshte trashegu nga brezi ne brez ka qene thjesht popullore dhe tani ne kohet moderne e kemi te veshtir pak sa te ndajme se cila tradit eshte e jona e cila eshte e mbjellur nga popuj tjere qe ishin pushtues te trojeve tona… Ballo shqiptare prezenton disa nga vlerat qe ne kemi andaj mos ti harrojm ato sepse vertet jane vlera me te cilat duhet te krenohemi”, ka shkruar Kolgeci.
Edhe këtë vit ky event pritet të sjellë risi e të mbledh emra të shquar nga fusha të ndryshme të vendit