• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AFATI 45 DITË/ Çfarë po planifikon Vuçiç për të kundërshtuar taksën 100%
Home
Rajon

AFATI 45 DITË/ Çfarë po planifikon Vuçiç për të kundërshtuar taksën 100%

27 February, 2019 k.autor Rajon

Serbët e Kosovës do të bojkotojnë të gjitha institucionet kosovare në rast se nuk shfuqizohet taksa 100%. Këtë paralajmërim ka bërë presidenti Vuçiç, i cili pas një takimi me komunitetin serb, deklaroi se i ka kërkuar atyre që të presin të paktën 45 ditë. Lideri i Beogradit tha se ky afat do t’i shërbejë atij që të njohë liderët europianë dhe botërorë me situatën.

Serbët e Kosovës kanë paralajmëruar se do të tërhiqen nga institucionet në rast se Prishtina zyrtare nuk do të heqë taksën 100%.

Diçka e tillë i është komunikuar Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, gjatë një takimi që ky i fundit ka zhvilluar me me 130 përfaqësues të komunitetit serb nga veriu i Kosovës.

Delegatët kanë kërkuar tërheqjen e menjëhershme, por nga ajo që komunikon Vuçiç, thuhet se ai i ka qetësuar duke kërkuar që të presin për një afat 45 ditor dhe më pas të veprojnë.

Presidenti i Serbisë theksoi se përgjatë kësaj kohe do të takohet me Presidentin e Kinës për t’u këshilluar, si dhe do të mundohet të bisedojë me liderët europianë mbi këtë çështje.

Aleksandër Vuçiç: Serbët më kanë kërkuar që unë si President të flas me qeverinë dhe të kërkoj tërheqjen nga të gjitha institucionet e Kosovës, përfshirë lënien e parlamentit, të këshillave bashkiakë, policisë rajonale si dhe zyrave të sistemit gjyqsor si prokuroritë apo gjykatat. Gjithësesi, unë i kërkova atyre që të mos reagojnë për të paktën 45 ditë, pasi unë do të takoj Presidentin e Kinës si dhe do të flas me liderët kryesore europianë për këtë cështje. Nëse nuk ka reagim nga Prishtina, ne do të dëgjojmë kërkesën e tyre.

Vuçiç ndërkaq do të jetë në Medvegjë ditën e enjte, nga ku pritet të japë detaje në lidhje me bashkimin e përfolur të këtij rajoni me Kosovën, si pjesë e një bashkimi duke përfshirë Preshëvën dhe Bujanocin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DELEGACIONI I PE-SË NË TIRANË/ Ja axhenda që do të ketë: Takime me...
Previous article DERBI KRYEQYTETAS PO AFRON/ Legjendat e Tiranës tregojnë recetën "anti-Demave të Kuq"

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/Vuçiç pranon humbjen: Studentët fituan zgjedhjet, marrin deri në 140 mandate! Rajon

ZGJEDHJET/Vuçiç pranon humbjen: Studentët fituan zgjedhjet, marrin deri në 140 mandate!

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare Rajon

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT