• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AEROPORTI I VLORËS/ MIE fiton përballjen e parë me Pacollin: Hyn në fuqi zgjidhja e Kontratës së Koncesionit
Home
Aktualitet
Kronikë

AEROPORTI I VLORËS/ MIE fiton përballjen e parë me Pacollin: Hyn në fuqi zgjidhja e Kontratës së Koncesionit

17 September, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Arbitri i Emergjencës ka rrëzuar kërkesën kryesore të kompanisë VIA për pezullimin e zgjidhjes së Kontratës së Koncesionit për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, urdhri është nxjerrë më 16 shtator 2026, në kuadër të procedurave të arbitrazhit të urgjencës të nisura nga VIA, koncesionari i aeroportit.

MIE e konsideron vendimin një zhvillim të rëndësishëm në favor të saj, pasi Arbitri i Emergjencës ka rrëzuar plotësisht dy nga tri kërkesat e paraqitura nga VIA dhe nuk ka pranuar kërkesën kryesore për pezullimin e zgjidhjes së kontratës.

Sipas ministrisë, Arbitri nuk pranoi të pezullonte as zgjidhjen e Kontratës së Koncesionit dhe as zbatimin e Njoftimit për Zgjidhje. Në vendim është vlerësuar se kontrata dhe provat e paraqitura nuk ofronin bazë të mjaftueshme ligjore për një masë të tillë.

Për rrjedhojë, sipas MIE-së, zgjidhja e Kontratës së Koncesionit ka hyrë në fuqi.

Arbitri ka rrëzuar gjithashtu kërkesën e VIA-s që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të detyrohej të merrte pjesë në ndërmjetësim dhe të caktonte një ndërmjetës. Nuk është pranuar as kërkesa për shtyrjen me dy muaj të fillimit të arbitrazhit.

Megjithatë, VIA ka siguruar një masë të përkohshme. Arbitri ka urdhëruar MIE-në që, për një periudhë të kufizuar, të mos ushtrojë disa prej të drejtave që lindin pas zgjidhjes së kontratës së koncesionit.

Kjo masë do të qëndrojë në fuqi deri në konstituimin e tribunalit të arbitrazhit dhe momentin kur ky tribunal të jetë në gjendje të shqyrtojë mosmarrëveshjen.

Sipas MIE-së, masa e përkohshme nuk prek vlefshmërinë apo efektshmërinë e zgjidhjes së kontratës së koncesionit.

Një tjetër element i vendimit lidhet me kostot e procedurës së urgjencës. Sipas njoftimit, Arbitri i Emergjencës ka urdhëruar VIA-n të përballojë shpenzimet e këtyre procedurave.

Ministria deklaron se tashmë do të përgatisë hapat e mëtejshëm që rrjedhin nga zgjidhja e kontratës, duke respektuar masën e përkohshme të vendosur deri në konstituimin e tribunalit.

MIE njoftoi gjithashtu se do t’i komunikojë VIA-s se zgjidhja e Kontratës së Koncesionit ka hyrë në fuqi.

Mosmarrëveshja për Aeroportin e Vlorës nuk mbyllet me këtë vendim. Çështja pritet të kalojë për shqyrtim përpara tribunalit të arbitrazhit, i cili do të trajtojë në themel pretendimet e palëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Previous article DËNIMI I LIDERËVE TË UÇK/ Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë të përbashkët: Vendim i padrejtë, një aktgjykim nuk mund të rishkruajë...

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË PLAZHIN E VELIPOJËS/ Pësoi arrest kardiak ndërsa lahej në det, mbytet pushuesi nga Kosova Aktualitet

E RËNDË NË PLAZHIN E VELIPOJËS/ Pësoi arrest kardiak ndërsa lahej në det, mbytet pushuesi nga Kosova

SHOKUESE/ Tezja dhe kushëriri abuzojnë seksualisht me 12-vjeçaren në Tiranë, në telefonin e së miturës u gjetën video të rënda të... Aktualitet

SHOKUESE/ Tezja dhe kushëriri abuzojnë seksualisht me 12-vjeçaren në Tiranë, në telefonin e së miturës u gjetën video të rënda të...

PO FSHIHET NË SHQIPËRI? Arratisja e Alket Rizait, policia greke në ndjekje të gjurmëve të tij Aktualitet

PO FSHIHET NË SHQIPËRI? Arratisja e Alket Rizait, policia greke në ndjekje të gjurmëve të tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT