Miratohet kontrata për dhënien me koncesion te ndërtimit te aeroportit të Kukësit.
Vendimi eshte miratuar sot ne mbledhjen e Qeverise dhe eshte njoftuar permes nje deklarate per mediat nga ana e ministrjes se Infrastrukturës Belinda Balluku.
Ajo ka theksuar se kontrata koncesionare eshte 35 vite, kurse ndërtimi i aeroportit do të përfundojë brenda 24 muajve.
“Ne fazen përfundimtare do të jenë të punësuar 12 mijë persona”- tha ajo, duke theksuar se ka interes nga shume kompani me low cost.
Sipas ministres, për ndërtimin e aeroportit të Kukësit do të shpenzohen 8 milionë Euro.