• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ADRIATIK LLALLA LETËRPOROSI NË GJERMANI/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin për SEKUESTRIMIN E PASURISË
Home
Aktualitet
Drejtësi

ADRIATIK LLALLA LETËRPOROSI NË GJERMANI/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin për SEKUESTRIMIN E PASURISË

1 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Shqipëria hedh sytë nga Gjermania, me shpresën se do të ndihmohet nga partnerët për të hedhur dritë në hetimet ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, me mandat në këtë detyrë nga viti 2012 deri në dhjetor të 2017-s, gjatë të cilit u përplas edhe me ish-ambasadorin amerikan Donald Lu.

Siç bëhet me dije, Prokuroria i ka përcjellë një letërporosi drejtësisë gjermane, për informacion mbi hyrje-daljet e ish-Prokurorit të Përgjithshëm në këtë shtet, nëse posedon apo jo pasuri dhe nëse ka pasur ndonjëherë probleme me autoritetet gjermane.

Këto të dhëna kërkohen në funksion të dosjes së regjistruar fillimisht në Durrës, e më pas të transferuar te Krimet e Rënda, për dyshimet se ish-kryeprokurori ka pastruar parà, nuk ka deklaruar paratë në kufi, si dhe ka kryer deklarim të rremë.

Por, nga fronti i hetimeve nuk ka asgjë të re, pasi ende nuk ka prova bindëse për akuzën, shto edhe heshtjen e gjermanëve ndaj letërporosisë shqiptare. Në këto kushte, i vetmi lajm i mirë për ish-vartësit e Llallës që po e hetojnë është vendimi i Gjykatës së Lartë, e cila ka refuzuar rekursin e tij për heqje të sekuestros preventive të 22 mijë metrave tokë arë dhe një apartamenti në Durrës.

Këto pasuri u bllokuan gjatë verës nga Krimet e Rënda, vendime që më pas u lanë në fuqi nga të gjitha shkallët e gjyqësorit. Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla nuk është pyetur ende nga Prokuroria.

Pasi kishte mbyllur mandatin pesëvjeçar si Prokuror i Përgjithshëm, viti 2018 ishte një vit sfidues për Adriatik Llallën. Amerikanët e shpallën “non grata”. Vettingu i hoqi të drejtën për të qenë pjesë e drejtësisë për 15 vitet e ardhshme.

Tashmë fati i tij ndodhet në dorën e dy grave të Akuzës, njëra që është zëvendësuesja e tij në detyrë, e që më 19 dhjetor mbush një vit si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme; e tjetra që komandon Krimet e Rënda. Por njëkohësisht, të dyja drejtueset kanë qenë gjithashtu shefe në epokën e Llallës, njëra si shefe seksioni e Task Forcës në Shkodër dhe tjetra zëvendësdrejtuese e Prokurorisë së Rrethi të Durrësit. /Tch

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MAKINA E GOLAVE"/ Ylli i Manchester City “fluturon” në katin e 65-të
Previous article LUFTA E FTOHTË MES DY SHTETEVE/ Irani i tregon “muskujt” Amerikës, prezanton një armë të re shkatërruese

F.autor

Postime të ngjashme

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani Aktualitet

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani

ZJARR NË HEKAL TË BALLSHIT/ Digjen të mbjellat me ullinj, zjarrfikësit në terren Aktualitet

ZJARR NË HEKAL TË BALLSHIT/ Digjen të mbjellat me ullinj, zjarrfikësit në terren

AKSIDENT ZINXHIR NË AUTOSTRADËN DURRËS-TIRANË/ Disa automjete përplasen pranë Maminasit Aktualitet

AKSIDENT ZINXHIR NË AUTOSTRADËN DURRËS-TIRANË/ Disa automjete përplasen pranë Maminasit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT