• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ADRIATIK LLALLA DHE…/ Të gjithë njerëzit e drejtësisë që morën pjesë në mbylljen e dosjes së CEZ
Home
Aktualitet
Drejtësi

ADRIATIK LLALLA DHE…/ Të gjithë njerëzit e drejtësisë që morën pjesë në mbylljen e dosjes së CEZ

8 February, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Një nga argumentet kryesore të gjyqtarit Lazër Sallaku, për mbyllen e dosjes CEZ të qeverisë ‘Berisha’, me mbi 400 milionë euro dëm ekonomik në kurriz të shqiptarëve, është një vendim i vitit 2016 i Gjykatës së Lartë. Kjo e fundit la në fuqi vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme, për pushimin e procedimit penal ndaj ish-ministrave Genci Ruli, Florjon Mima, Ridvan Bode, ndaj Enno Bozdos ish-zëvendësministër i Ekonomisë, Suzana Guxholli, ish-këshilltare e Berishës dhe Mimoza Vokshit, ish-drejtore e Përgjithshme e Shërbimeve Tregtare në ish METE. Të lartpërmendurit ishin kallëzuar nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë për shpërdorim detyre në bashkëpunim, duke konsumuar shkelje të rënda gjatë procedurave të shitjes së 75 % të aksioneve të OSSH tek CEZ, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes dhe pas privatizimit, duke favorizuar CEZ me çmimin e energjisë elektrike, faljen e detyrimeve, njohjen e borxhit të keq etj.

Në korrik të 2016, Prokuroria e Përgjithshme mbylli dosjen, me arsyetimin se procedura e privatizimit të OSSH nga qeveria Berisha ishte në përputhje me ligjin. Në atë kohë kryeprokuror ishte Adriatik Llallës, sot i shpallur non grata nga amerikanët si dhe në hetim për fshehje pasurie, shpërdorim detyre dhe pastrim parash. Këtë vendim, në Gjykatën e Lartë, e ka mbrojtur prokurori Kostaq Beluri, sot anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ndërkaq, ish-anëtarët e Gjykatës së Lartë, të cilët kanë vulosur mbylljen e dosjes CEZ janë Admir Thanza, Guxim Zenelaj, Arjana Fullani, Medi Bici dhe Edmond Islamaj.

Nga pesë gjyqtarët, sot vetëm Medi Bici vijon të jetë pjesë e drejtësisë. Arjana Fullani, bashkëshortja e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, iku nga drejtësia, duke evituar përballjen me Vetingun, ndonëse sipas ligjit mund të qëndronte si anëtare e Gjykatës deri kur t’i mbaronte mandati. Guxim Zenelaj u largua në të njëjtën mënyrë si Arjana Fullani. Admir Thanza i shkarkuar nga komisionet e Vetingut për shkak të lidhjeve me krimin, vjedhjes dhe dënimit në Itali, fshehjes, deklarimit të rremë dhe mosjustifikimit të pasurisë. Edmond Islamaj kaloi shkallën e parë të Vetingut, por u shkarkua për pasurinë nga Kolegji i Apelimit.

Më tej, Kuvendi i Shqipërisë dhe juristi Romeo Kara referuan dy dosje të tjera në Prokurori, me mbi 6 mijë faqe, po për çështjen CEZ, por tashmë me prova dhe fakte të reja, ndërsa si të kallëzuar u shtuan Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe sekseri kryesor Nuel Kalaj. Në 29 shtator 2017, vetëm 10 ditë pas regjistrimit të çështjes, prokurorja Alma Bramo i kërkoi gjykatës mbylljen e dy dosjeve. Gjykata e riktheu pas dosjen, pasi nuk kishte pasur hetim. Çështjen e mori me short prokurori Ardian Braho. Në mars të 2018, Ardian Braho dha dorëheqjen nga hetimi i dosjes, ndërsa çështjen e mori Erjon Imeraj. Pas tre vitesh, Prokuroria e Tiranës kërkoi sërish mbylljen e dosjes. Këtë radhë kërkesa u pranua nga gjyqtari Lazër Sallaku, i cili vetëm disa ditë më parë mbylli dosjen e kryetarit të PD, Lulzim Basha, në lidhje me dosjen e lobimit. /Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "A NA BËRI NDONJË DËM ALKETA?" Deputetja e opozitës: Mund të bënte më mirë, por...
Previous article "KAM FËMIJË PËR TË RRITUR"/ Fjodora Fjora reagon pas deklaratës për vathët që kushtonin sa një shtëpi

F.autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT