• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Adoleshente të mbyllur në dhomë me internet. Kush është fenomeni që po prek të rinjtë?
Home
Shëndet

Adoleshente të mbyllur në dhomë me internet. Kush është fenomeni që po prek të rinjtë?

18 December, 2017 k.autor Shëndet

Quhen “hikikomori”, janë adoleshentë që refuzojnë botën dhe mbyllen në dhomë pa dashur të dalin nga ajo për muaj të tërë e madje përherë. Por vetëm emri është japonez pasi fenomeni i lindur në mesin e viteve ’80 është prej kohësh në rritje në shumë vende të botës.

«Të rinjtë që janë viktima të tërheqjes shoqërore nuk shkojnë në shkollë, rrijnë gjithnjë para kompiuterit dhe nuk marrin pjesë në asnjë aktivitet social” shpjegon Davide Comazzi, psikoterapist e që po studion prej kohësh problemet e adoleshentëve. Pjesa më e madhe e tyre janë të rinj 15-16 vjeçarë, po ka edhe përjashtime rastesh të të rinjve nën apo mbi këtë fashë moshe.

Është e lehtë të ngatërrosh dramën e tërheqjes sociale me varësinë apo me depresionin, sepse shumë aspekte janë të ngjashme. Por këta të rinj në fakt, nëse nuk kanë internet, bëjnë gjëra të tjera, sërish brenda dhomës së tyre. Zakonist ata që janë në depresion ose të trishtuar qajnë dhe nuk kanë dëshirë të krijojnë shoqëri. Ndërsa “hikikomorit” shpjegojnë ekspertët, si ndjenjë parësore kanë turpin, paaftësinë për të mbajtur peshën e shikimit të bashkëmoshatarëve. Këta të rinj mund të duken si të paaftë për t’u përballur me frustrimin në shkollë dhe në realitet ndjehen gjithnjë në rrezik. E gjejnë veten me një trup të rritur dhe duhet të jenë të bukur, të fortë e të aftë për të fituar një vajzë. Por nuk e ndjejnë veten në lartësinë e kanë ndjenjë keqardhje. Kanë frikë nga konkurrenca e refuzimi. Simptomat e para të tërheqjes shoqërore janë fizike: vuajnë nga dhimbja e barkut, fillojnë të rrijnë në shtëpi e në njëfarë pike nuk dalin më.

Identikiti e adoleshentëve të rrezikuar

Por cilët janë adoleshentët e rrezikuar? Mund të biesh lehtësisht në gabimin e të besuarit se janë vetëm ish fëmijë të llastuar dhe të pamësuar me frustrimet.

“Nuk është kështu. Jo gjithnjë në shpatullat e të tërhequrve sociale është dora e prindit që i jep kurajo. Këta të rinj rriten shpesh në një klime pritshmërie të madhe sepse janë edhe të talentuar. Të gjithë presin gjëra të mëdha nga ata e shpesh ata nuk ndjehen në lartësinë e duhur. Kështu, disa e mbyllin ndjeshjen shumë më shpejt: të mësuar duke shkuar mirë e gjejnë veten jofunksionale dhe atëhere nga turpi, strehohen në një dhomë. Të vendosur përballë sfidave të zakonshme të rritjes ata zgjedhin të evitojnë botën e jashtme dhe vetëizolohen në dhomën e tyre ku kontaktet kufizohen vetëm me universin virtual, me videolojëra dhe rrjete sociale. Ndërprerja e urave me botën që është jashtë, “hikikomorit”strehohen në një univers paralel përmes rrjetit ku është e mundur të krijosh lidhje pa pasur nevojën e vendosjes në punë të aftësive fizike: në internet gjithçka është virtuale dhe askush nuk pret asgjë dhe është e lehtë për të krijuar një jetë jashtë jetës. Por rrjeti, edhe pse “i vendosur në akuzë”, paraqet nganjëherë edhe çelësin që mundëson për “të tërhequrit” që të rikthehen në botën reale e për të qëndruar në kontakt me bashkëmoshatarët.

Rrjeti

Sipas ekspertëve, sa më shumë këtyre të rinjve u vjen turp për diçka aq më shumë stërviten online dhe bëhen të aftë në videolojëra ku ka konkurrencë. Me stërvitjen në rrjet, nis një lloj rehabilitimi. E nisin në modalitetin offline e më pas duke fituar siguri shfaqen online e aty nisin e krijojnë një grup virtual ku pranohen e nganjëherë bëhen edhe liderë të tyre. E mbase, sipas ekspertëve, në këtë mënyrë mund të përgatiten që të takohen jashtë rrjetit e kështu nis edhe jeta reale për ta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kroos dhe Ronaldo, futbollistët me më së shumti Kupa të Botës për Klube në histori
Previous article “Sjellja vs Inteligjenca”/ Cila është më e rëndësishme për të qenë të suksesshëm

k.autor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT