• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Acidi Ialuronik eliksiri i rinisë, ja kombinimi që rinon lëkurën
Home
Shëndet

Acidi Ialuronik eliksiri i rinisë, ja kombinimi që rinon lëkurën

18 July, 2018 k.autor Shëndet

Acidi ialuronik është përbërësi kryesor i produkteve për rinimin e lëkurës.

Mbush rrudhat, ngre lëkurën që nis të humbasë elasticitetin, është i vlefshëm kundër dhimbjeve të kyçeve dhe në ruajtjen e kërceve.

Acidi ialuronik është shumë më tepër se një përbërës bukurie, por kontribuon në mënyrë të rëndësishme në shëndetin tonë.

Gjithnjë e më shumë po gjen përdorim, jo vetëm në kremrat e ndryshme, por edhe si shtesë ushqimore, në formën e pikave apo kapsulave për të fuqizuar edhe më efektin.

Sekretet e acidit ialuronik janë publikuar edhe në revistën ‘AntiAge-Arti i të qëndruarit i ri’.

Revista, dedikuar artit të të mbajturit sa më mirë të vetes, synon të identifikoj sa më mirë, aftësitë fizike dhe mendore të cilat manifestohen pas një farë moshe.

Vetëm në pjekuri mund të dimë për gjërat që rinia injoron.

Mes aleatëve për një pamje sa më të mirë, acidi ialuronik luan pa dyshim një rol të rëndësishëm.

Është një molekulë e ndërtuar nga dy sheqerna dhe përfaqëson një nga përbërësit kryesorë të indit lidhor dhe të materies ekstraqelizore në të cilën janë të vendosura qelizat e organizmit tonë.

Të lidhura nga uji dhe substancat e tjera të pranishme në organizë, kontribuon në mënyrë të rëndësishme në krijimin e një strukture në formë rrjete, që praktikisht shërben si mbështetje për indet.

Për këtë, kur acidi ialuronik, i cili prodhohet nga vetë trupi, nis të pakësohet me kalimin e moshës, indet synojnë të lëshohen dhe të tregojnë shenja të ‘forcës së gravitetit’, pra plakjes.

Ky aleat i çmuar i rinisë nis të pakësohet pas të 30-ave, por humbja e tij bëhet domethënëse pas të 50-ave, kur përgjysmohet.

Pas moshës 60 vjeçare, acidi ialuronik reduktohet deri në çerek të tij. Shtesa në trup nga jashtë është një mënyrë e mirë për të luftuar shenjat e kohes dhe jo vetëm nga ana estetike.

Acidi ialuronik përqendrohet sidomos në lëkurë. Jo rastësisht aty vihen re më lehtë beneficet e tij.

Është një ndër përbërësit thelbësorë të prodhimit natyror të kolagjenit dhe elastinës.

Përdorimi i produkteve kozmetike me përbërje të acidit ialuronik është i vlefshëm për elasticitetin e lëkurës, kundër rrudhave dhe në parandalimin e

Plakjes, si dhe për t’i dhënë lëkurës një pamje më të njëtrajtshme.

Acidi ialuronik është në gjendje të mbajë sasi të konsiderueshme të ujit dhe ta përdorë për hidratimin e hapësirave mes qelizave, duke e bërë lëkurën më të fortë dhe të shkëlqyeshme.

Ai gjithashtu ka edhe një efekt rigjenerimi dhe riparimi në thellësi të indeve.

Por nuk përfundon këtu. Acidi ialuronik është natyrshëm prezent edhe në lëngjet sinoviale, që ndikojnë në lëvizjen e kyçeve, e cila lejon lëvizjen normale të kyçeve.

Pra është një produkt kundër plakje.

Kjo substancë ndihmon në ruajtjen e elasticitetit të arterieve dhe venave të gjakut dhe është e pranishme edhe në pjesën xhelatinoze që ndërton pjesën më të madhe të syrit.

Për këtë, përdorimi i një shtese ushqimore me baze acidin ialuronik mund të ketë efekte pozitive edhe për sytë.

Me pak fjalë, është një mik i çmuar edhe për shëndetin, përveçse për bukurinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ronaldo “çmend” fansat e Juventusit me postimin në “Instagram” (FOTO)
Previous article VRAU DHE GROPOSI FAJDEXHIUN/ Pronari i mobilerisë pranon në gjyq: E vrava unë...

k.autor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT