Gjykata e Kukësit ka lënë në burg dy vëllezërit e akuzuar se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 20 vjeçare me aftësi të kufizuara.
Dy vëllezërit me iniciale Xh. H dhe M.H, përkatësisht 31 dhe 24 vjeç nga fshati Lojme i Kukësit, akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë abuzuar me vajzën nga Klina e Kosovës e larguar nga shtëpia të premten e 19 qershorit.
Gjatë seancën gjyqësore vëllezërit kuksiane nuk kanë folur.
Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë, ku të rinjtë kanë abuzuar me 20 vjeçaren e cila është me aftësi fizike dhe mendore të kufizuara.


