Dashamir Xhika dhe Andi Toma, të arrestuar dy ditë më parë me akuzën e shpërdorimit të detyrës, kanë dalë sot përpara Gjykatës së Elbasanit për t’u njohur me masën e sigurisë.
Po transmetohet live seanca nga Gjykata e Elbasanit në ngarkim të Xhikës, ish-zyrtar i lartë i LSI-së dhe Andi Tomës ish-zyrtar i lartë i PD. I pranishëm gjatë kësaj seance është edhe ish-ministri i Transporteve, deputet i qarkut të Elbasanit, Edmond Haxhinasto.
Gjykata e Elbasanit ka lëshuar urdhër arresti edhe për kalibruesit që kanë firmosur marrjen në dorëzim të punimeve jashtë cilësisë dhe përtej afateve ligjore të rrugës Elbasan-Gjinar për të cilën prokuroria thotë në vendim se nuk është realizuar si vepër pavarësisht fondeve të shpenzuara.
Mes të akuzuarve, veç dy ish-drejtorëve janë edhe ish-vartës të tyre në drejtorinë e rrugëve por edhe katër përfaqësues të kompanive që kanë kryer punimet në rrugën Tiranë-Elbasan.


