Drejtori i shkollës “Azem Hajdari” në Babrru, Kamëz, ku zhvillonte mësim 15-vjeçarja e abuzuar është shkarkuar nga detyra.
Mësohet se Besnik Daci do të zëvendësohet nga Mimoza Dosti.
Kjo lëvizje vjen pas publikimit të historisë tronditëse, ku u mësua se roja i shkollës, 65-vjeçari Abaz Doku, abuzonte seksualisht me 15-vjeçaren, nxënëse në atë shkollë.
Abaz Doku kishte filmuar të gjithë aktin seksual me të miturën dhe më pas ua kishte shpërndarë edhe tre të rinjve, të cilët abuzuan me 15-vjeçaren duke e shantazhuar me pamjet filmike.