• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ABUZIMI ME TENDERIN E UNIFORMAVE/ Të arrestuarit kërkojnë lirinë në Apel, mes tyre edhe Edlira Naqellari
Home
Aktualitet
Kronikë

ABUZIMI ME TENDERIN E UNIFORMAVE/ Të arrestuarit kërkojnë lirinë në Apel, mes tyre edhe Edlira Naqellari

30 July, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

9 zyrtarët e ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, të arrestuar për abuzimin me tenderin e blerjes së uniformave të Policisë së Shtetit me vlerë 2.8 miliardë lekë, kanë kërkuar sot në Apelin e GJKKO lirinë.

Mes të arrestuarve që kanë kërkuar lirinë është edhe ish-drejtoresha Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, Edlira Naqellari, e cila u shkarkua nga kjo detyrë vetëm një javë para se të arrestohej

Po ashtu kanë kërkuar lirinë edhe katër anëtarët e Njësisë së prokurimit Flutura Çekrezi, Ani Omuri, Kleivis Hasani, dhe Anisa Bogdani (e lënë në arrest shtëpie) si dhe katër anëtarët e tjerë të Komisionit të vlerësimit të ofertave Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, dhe Gëzim Mingaj.

Kujtojmë se SPAK mësyu në Ministrinë e Brendshme më 10 korrik, ku u arrestuan ish drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruar Edlira Naqellari dhe bashkëpunëtorët e saj anëtarët e njësisë së prokurimit, Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleivis Hasani dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingaj. Këto arrestime janë bërë në lidhje me tenderin abuziv të 11 majit 2020 në lidhje me uniformat e policisë me vlerë 2.8 miliardë lekë, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera. SPAK ka përgjuar dhe vëzhguar 9 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, ndërsa kanë qenë bashkëpunëtorët e drejtësisë ata që kanë ‘zbërthyer’ skemën e abuzimit me tenderin. Ky tender është refuzuar të firmoset nga një anëtar i Komisionit dhe një anëtar i prokurimeve.

Procedurat e tenderimit nisën që në 2019-ën dhe sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi, tenderi duhet të ishte i ndarë në tre pjesë të ndryshme, duke filluar më uniformat, këpucët dhe shpërndarja. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Brendshme ka bërë bashkimin e të tre këtyre pjesëve në vetëm një të tillë, çfarë ka çuar deri në rritje të çmimit, ulje të sasisë së materialeve dhe reduktim të cilësisë.

Fituesi i tenderin me vlerë 2.8 miliardë lekë, që ishte bashkimi i 4 operatorëve ekonomik, një kompani shqiptare “D&E shpk” dhe 3 kompanive të huaja “Summer Conf s.r.l”, kompania “Lovers s.r.l” dhe kompania YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. kishte mangësi në plotësimin e dokumentacionit, dhe se janë skualifikuar kompani që kanë ofruar çmime më konkurruese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E MOHUAN LIDHJEN/ Por Mevlani dhe Aristela fotografohen bashkë në shtrat
Previous article MBETJET NË FIER/ Subashi i përgjigjet Bashës: Votuat kundër në Këshill Bashkiak për emergjencën mjedisore

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, shoqërohen tre familjarë rumunë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, shoqërohen tre familjarë rumunë

NXORRËN FOTOT E ERGYS AGASIT GJATË ARRESTIMIT/ Pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave” Aktualitet

NXORRËN FOTOT E ERGYS AGASIT GJATË ARRESTIMIT/ Pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave”

EKZELUTIMI NË BELGJIKË/ Si u vra Bledar Muça, lidhjet me botën e krimit shqiptar... Aktualitet

EKZELUTIMI NË BELGJIKË/ Si u vra Bledar Muça, lidhjet me botën e krimit shqiptar...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT